Rama ka vizituar disa shtëpi të rindërtuara në Shijak dhe gjatë vizitës ka shkëmbyer batuta me qytetarët. Në një banesë, Rama madje ndihmoi një të moshuar të paralizuar, duke i shtyrë karrocën, ndërsa i tha “po ta shty, meqë ke kërku të vij unë”.

I moshuari i dha uratën ‘rrofsh sa malet’, por kryeministri iu përgjigj “sa malet jo, se edhe kaq edhe mezi po rri në këmbë”.

Dialogu/Rama: Meqë ke kërku të vij unë, po të shty

I moshuari: Kam pas qejf shumë me thënë të drejtën

Rama: Këtu është mirë të bëjmë një rampë që të jetë më e lehtë

I moshuari: Të na rroni sa malet

Rama: Sa malet jo, se edhe kaq edhe mezi po rrimë në këmbë. Ta mbushim të bëjmë një gëzuar? Na sill i teke raki. Qofsh me jetë gjysho, gruaja po vjen me ne një minutë dhe do ta kthej prapë.