Në një takim që është duke zhvilluar me ekipin e kandidatëve të Partisë Socialiste në Vlorë, Kryeministri Rama tha se ai e kërkon mandatin e tretë qeverisës sepse ka ende shumë punë për të bërë.

“Ne kemi një skuadër më të gjerë sesa lista e deputetëve sepse në të do të jenë bashkë me ne deri në 25 prill edhe deputetët që aktualisht janë në Kuvendin e Shqipërisë, që nga Vilma tek Fatja, Andrea etj të cilët kanë pasur një kontribut të posaçëm në këto vite të mandatit të dytë të cilët kanë qenë super korrekt dhe të cilët kanë qëndruar vijimësisht pranë komunitetit. Këtu ne jemi një skuadër, ku pozicionet ndryshojnë, secili dhe secila bën detyrën sipas pozicionin dhe të gjithë bashkë shtyjmë përpara një progres që në Vlorë është në sytë e të gjithëve. Ndërkohë që jemi të hapur edhe për të tjetër djem dhe vajza që meritojnë të kenë shansin e tyre. Objektivi ynë për Vlorën është që të marrim pa diskutim si bazë numrin që kemi, 8 deputetë dhe deputete, dhe të synojmë maksimimizimin duke kapur objektivin prej 9 deputetesh. Është një sfidë që e kemi në radhë të parë me vetveten sepse natyrisht që kemi bërë shumë për të gjithë Qarkun e Vlorës. Sigurisht që ka ende nevojë për ndryshim, ka nevojë padiskutim për investime të tjera që të sjellin më shumë ekonomi dhe punësim, ka nevojë për të pasur shkolla të rindërtuara apo të reja ende, ka nevojë ende për disa rrugë. Ajo që është e rëndësishme mbi të gjitha është se ka nevojë për kohë. Dhe mandatin e tretë ne kërkojmë si kohë për të vazhduar projektin e madh të transformimit të vendit.

Është një garanci që ekonomia e Vlorës do të ndryshojë dhe do të shkojë në një nivel tjetër. Aeroporti i Kukësit do të jetë gati për pak javë. Aeroporti i Rinasit do të ulen në mënyrë shumë të ndjeshme çmimet shumë të larta, si dhe do të investohet në zgjerimin e pistës. Këto janë gjërat më të përgjithshme, programi ynë parashikon një rritje të mëtejshme të ekonomisë. Rritjen graduale të pagës minimale, dhe mos taksimit të pagës 400 mijë lekë për të gjithë. Çka bën se 67% e qytetarëve që paguhen në 400 mijë lekë mos të paguajnë tatim mbi pagën.” , tha Rama.