Në Durrës, duke komentuar listën e Partisë Demokratike atje, Kryeministri Rama tha se PD përfaqësohet nga një trëkëndësh i tillë me 3 emra si Agron Duka, Edi Paloka dhe një trafikant heroine.
“Ç’është ky trekëndësh mes Gon Dukës, Edi Palokën dhe një Tra fikanti her oinë i ardhur nga Zvicra që tund 2 gishtat atje për kë? Kur mendoj që e djathta këtu ka pasur fytyrën e zërin e Bashkim Koplikut. Një qytet që ishte identifikuar me të djathtën, që i jepte Kuvendit shqiptar emra qytetarie sot pas 30 vitesh sjell Palokën. Sot Paloka 1 në Durrës. Si mundet që një familje demokratike të votojë Palokën?”, tha Rama.