Me planet për qytetin e parë ‘Marsian të qëndrueshëm’ të gatshëm për të filluar, tani është vetëm një çështje kohe para se njerëzit të jetojnë në Mars.
Dizajni i ri në përgjithësi përmban pesë qytete – kryeqyteti quhet Nüwa. Qyteti vertikal ka shtëpi, zyra dhe hapësira të gjelbërta, të gjitha të ndërtuara në brigjet e një shkëmbi për të mbrojtur banorët nga presioni atmosferik dhe rrezatimi.
Oksigjeni prodhohet kryesisht nga bimët, ushqimi është 90% me bazë bimore dhe energjia vjen nga panelet diellore.
Marsi është gjysma e madhësisë së Tokës. Por si do të arrinim atje? Çdo dy vjet ka disa javë kur planeti është më i afërti me Tokën, kështu që udhëtimi do të zgjaste vetëm gjashtë muaj për të arritur atje.
Sidoqoftë, rrethanat në Planetin e Kuq nuk janë aspak miqësore. Presioni atmosferik nuk është i përshtatshëm për njerëzit dhe rrezatimi është vdekjeprurës në sipërfaqe pa asnjë strehë.
“Na është dashur të bëjmë shumë analiza bazuar në llogaritjen dhe punën me shkencëtarët për t’u përpjekur të kuptojmë cilat janë rrethanat me të cilat do të përballemi”, thotë themeluesi i studios së arkitekturës ABIBOO, Alfredo Muñoz, duke shtuar “ne duhet të përballemi me sfida që janë shumë specifike për kushtet e Marsit, njëra prej tyre është graviteti, i cili është vetëm një e treta e gravitetit në Tokë “.
Nga ana tjetër, CO2 dhe uji mund të merren në sipërfaqe.
“Uji është një nga avantazhet më të mëdha që ofron Marsi, ndihmon që të jemi në gjendje të marrim materialet e duhura për ndërtimin. Në thelb, me ujin dhe Co2, ne mund të gjenerojmë karbon dhe me karbon, mund të gjenerojmë çelik,” thotë Muñoz. Kompania e arkitekturës planifikon të përdorë ekskluzivisht materiale marsiane për ndërtimin.
Projekti i qytetit Mars është pjesë e punës shkencore të organizuar nga Shoqëria Mars dhe zhvilluar nga rrjeti SONet, një ekip ndërkombëtar i shkencëtarëve dhe akademikëve. Studioja e arkitekturës ABIBOO ka krijuar modelet bazuar në kërkimet më të fundit shkencore.
“Mësimet që po marrim duke zhvilluar një qytet plotësisht të qëndrueshëm në Mars na sjell kaq shumë njohuri, ide dhe këndvështrime, për gjërat që mund t’i bëjmë ndryshe në tokë”, thotë Muñoz.
Sipas analizës së kompanisë së arkitekturës, ndërtimi mund të fillojë deri në vitin 2054 dhe mund të përfundohet deri në vitin 2100 – domethënë – kur komuniteti i parë mund të fillojë të jetojë atje, shpjegon Muñoz.
“Ne mendojmë se është e mundur nga aspektet teknike. [Ajo që kërkon kohë] ka të bëjë më shumë me sigurimin e sa më shumë vullnet dhe shoqata në bashkësinë ndërkombëtare. Kjo duhet të jetë diçka që vjen nga sektor privat, sektori publik, lokacione të ndryshme, kultura të ndryshme, në mënyrë që të sigurohet që ka larmi “. (EN, scan)