Një fshat i vogël në jug të Italisë ofron akomodim falas për të gjithë vizitorët.Bëhet fjalë për zonën periferike San Govanni në Molise të Italisë, i cili viteve të fundit është përpjekur që të ketë banorë të përhershëm, duke u ofruar 24 mijë euro për secilin që është i gatshëm të shpërngulet në fshat.
Si rezultat i rënies së popullsisë, në San Giovanni, ka shumë shtëpi të pabanuara. Janë pikërisht këto objekt që po ofrohen për akomodim falas për turistët e interesuar. Siç bëhet e ditur më tej, ka tri shtëpi për të zgjedhur me një qëndrim maksimal një javë në çdo kohë midis korrikut dhe shtatorit.