Ditën e sotme janë konfirmuar dyshimet për praninë e një mutacioni të ri të koronavirusit të shfaqur në Turqi. Mediat turke i referohen Prof. Dr. Alper Şener, i cili dha alarmin i pari mbi mutacionin turk të koronavirusit.
“Numri i të prekurve ditorë ka arritur 20 mijë dhe nëse vijojme me këto ritme mund të detyrohemi të mbyllemi sërish”, u shpreh ai.
Sa i përket mutacionit turk, Prof. Dr. Alper Şener shprehet se gjithçka ndodhi papritur dhe numri i të prekurve nga ky mutacion u rrit në mënyrë të menjëhershme. Mutacioni i ri është kthyer në një makth për ne”, u shpreh ai, ndërsa ministri i Shëndetësisë konfirmoi se vetëm gjatë ditëve të fundit janë konfirmuar më shumë se 100 000 të prekur në qytetet përreth detit Marmara, ku dyshohet se është edhe epiqendra e këtij mutacioni.