Partia Socialiste dorëzon në Kolegjin Zgjedhor padinë për lejimin e listës së kandidatëve të Partisë Demokratike-Aleanca për Ndryshim me 222 emra. Eridian Salianji ka qenë përaqësuesi i PS që ka ankimuar këtë vendim të KAS në Kolegjin Zgjedhor duke thënë se nuk ishte i drejtë.
PS kërkon që të hiqen 78 kandidatët që PD ka në listën e saj, më shumë se partitë e tjera dhe për këtë arsye ka ankimuar vendimin e KAS pasi lejoi koalicionin e PD-Aleanca për Ndryshimin të kishte në listën e saj 222 kandidatë për deputet nga 153 që duheshin sipas KQZ-së.