Cristiano Ronaldo, Lionel Messi apo Robert Lewandowski…; cili do ta fitojë “Këpucën e Artë” në Europë për këtë sezon? Kjo garë individuale është ndezur më tej, mes sulmuesve më të mirë nga e gjithë Europa, që kërkojnë të rrisin numrin e “rrjetave” të tyre dhe të kurorëzohen “mbreti” i golit në kontinent. Ciro Immobile i Lazio e fitoi këtë çmim sezonin e kaluar, duke përfunduar përpara Robert Lewandowski, Cristiano Ronaldo, Timo Werner dhe Lionel Messi.

Kujtojmë se çdo gol në top 5 ligat europiane (Spanjë, Gjermani, Angli, Itali dhe Francë) vlen 2 pikë në llogaritjet përfundimtare dhe në klasifikim, ndërsa në kampionatet e tjera nga 1.5 pikë. Në renditjen e mëposhtme përfshihen vetëm shënuesit më të mirë nga Premier League, La Liga, Bundesliga, Serie A dhe Ligue 1.

1. Robert Lewandowski; 2 Cristiano Ronaldo ; 3 Lionel Messi; 4 Andre Silva; 5 Erling Haaland; 6 Romelu Lukaku7 Kylian Mbapp; 8 Luis Suarez ; 9 Mohamed Salah 10 Luis Muriel | Atalanta; 11 Wout Weghorst; 12 Harry Kane; 13 Bruno Fernandes .