Udhëheqësit politikë të Lituanisë u vaksinuan me AstraZeneca kundër Covid-19, drejtpërdrejt në televizion, në një lëvizje për të rritur besimin e publikut.
Presidenti Gitanas Nauseda dhe kryeministrja, Ingrida Simonyte morën sot dozën e parë nga dy dozat e vaksinës së AstraZeneca, në klinikat në kryeqytetin Vilnius.
Edhe kryetarja e Parlamentit Viktorija Cmilyte-Nielsen dhe ministri i Shëndetësisë, Arunas Dulkys gjithashtu do të vaksinohen sot.
Lituania, si shumë vende të tjera evropiane, pezulloi përkohësisht vaksinimet me AstraZeneca javën e kaluar për të kontrolluar efektet anësore të mundshme.