Pas takimit me shtabin e Partisë Socialiste në Vlorë, Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me kandidatët socialistë për deputetë në qytetin bregdetar.
Gjatë fjalës së tij, ndër të tjera Rama theksoi se PD nuk ka asnje kandidat qe jeton ne Vlore ”Akoma më keq si mund t’i thuhet Vlorës votoni ju për njerëz që nuk banojnë fare në Vlorë. Asnjë banor Vlore në skuadër ndërkohë që disa prej tyre janë futur atje te 17. Këto janë të rëndësishme për të bërë një dallim më të madh. Edhe sikur lista e tyre të ishte pak më serioze, në Vlorë nuk duhet votuar majtas-djathtas, në Vlorë duhet votuar drejt dhe të votosh drejt do të thotë të votosh për Vlorën.”, theksoi Rama.
“Pala tjetër ka sjellë në listë të paligjshme 17 vetë që do të ridimensionohet nga KQZ, por është shprehja më kuptimplotë e një çorodie edhe e një tallje brenda për brenda për të akomoduar njerë për t’i futur në sherre me njëri-tjetrin. Megjithatë janë 17 vetë, nuk është gjetur vend për një përfaqësues të minoritetit. Kjo është shumë e çuditshme. Faktikisht minoriteti ku ka edhe votues që e kanë zemrën djathtas është lënë në harresë totale si inekzistente. Siç janë lënë në harresë të madhe përfaqësuesit e një komuniteti të madh siç është komuniteti çam. Ndërkohë që ne kemi një përfaqësuese të denjë të këtij komuniteti. Qoftë sekseri i Çamërisë, qoftë sekseri i Greqisë kanë vajtur të dy bashkë në listën e Tiranës.
Një pasqyrë kuptimplotë kjo dhe e gjithë lista e Tiranës për të gjithë shqiptarët pavarësisht majtas apo djathtas, për të parë me kë jo vetëm rrezikojmë të kthehemi mbrapa por kemi garancinë që e bëjmë Shqipërinë qesharake. Si mundet që ti ofrohet Vlorës Leskua si komandant, një njeri që është i njësuar me alkoolin, me degradimin, me shpërfytyrimin e personit publik, një njeri i cili si kryetar i KLSH zhvillonte mundje të lira nëpër lokale lart e poshtë nëpër Shqipëri, një njeri që nuk na lidhje me Vlorën por është një nga fosilet e kësaj ekspozite fosilësh që ka prezantuar PD.
Akoma më keq si mund t’i thuhet Vlorës votoni ju për njerëz që nuk banojnë fare në Vlorë. Asnjë banor Vlore në skuadër ndërkohë që disa prej tyre janë futur atje te 17. Këto janë të rëndësishme për të bërë një dallim më të madh. Edhe sikur lista e tyre të ishte pak më serioze, në Vlorë nuk duhet votuar majtas-djathtas, në Vlorë duhet votuar drejt dhe të votosh drejt do të thotë të votosh për Vlorën.
Ne jemi mekanizëm nuk jemi qëllim. Vlora është qëllim. Vota jepet për qëllimin duke vënë në funksion të qëllimit mekanizmin e duhur. Si mund të merret ajo makinë pa rrota që kanë sjellë këtu me ngjyrë blu për të vazhduar këtë rrugëtim në një moment kaq deçiziv për vendin në përballje me pandeminë, me tërmetin dhe në kërkim të progresit të vazhdueshëm kur s’ka kohë për pushim as 1 sekondë, në vend që ne si shoqëri të ecim me kohën”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.