Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim shumë special me qytetarët dhe disa biznesmenë të vegjël në Kavajë.

I shoqëruar nga drejtuesja politike e kësaj zone, Grida Duma, Basha është pritur shumë mirë dhe ka qenë shumë entuziast gjatë gjithë kohës.

Ata fillimisht u futën në një sallon me fustane nusërie. Pronarja e biznesit u ankua se sivjet nuk ka patur asnjë dasmë për shkak të pandemisë.

Qytetarët u ankuan tek lideri demokrat se nuk kanë punë, por që janë në pritje të 25 prillit për ndryshim.

Më vonë një biznesmen telefonash i kërkoi Bashës heqjen e fiskalizimit pasi për ta është barrë e rëndë dhe kthimin e institucioneve në Kavajë, pasi iu duhet të shkojnë në Durrës apo Tiranë për të marrë dokumentet që iu nevojiten.

Ndërsa një këpucar i cili iu drejtua me termin “specialist” mbante në mur foton e kreut demokrat.