Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka publikuar rastin e një fëmije të ardhur në jetë në Maternitetin ‘Koço Gliozheni’ I cili ka lindur vetëm 500 gr. Duke vlerësuar punën e stafit mjekësor, Manastirliu shkruan se Roan ka luftuar 107 ditë dhe sot gëzon shëndet falë kujdesit shembullor të stafit të reanimacionit në maternitetin “Koço Gliozheni”.

Postimi i plotë i ministres Manastirliu: Roan ka luftuar plot 107 ditë, me kujdesin shembullor të stafit të reanimacionit në maternitetin “Koço Gliozheni”. Roani i vogël që lindi vetëm 500 gr, pas përpjekjeve të jashtëzakonshme për ta mbajtur në jetë, me punën e palodhur të mjekëve dhe infermierëve, tashmë është gati të kthehet në shtëpi???

Roan ka luftuar plot 107 ditë, me kujdesin shembullor të stafit të reanimacionit në maternitetin “Koço Gliozheni”….

Posted by Ogerta Manastirliu on Saturday, 6 Mars 2021