Në disa nga qytetet kryesore të vendit vijon vaksinimi anticovid i mësuesve me vaksinën AstraZeneca. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha sot se “2664 mësues nga Kukësi, në Shkodër, Lezhë, Tiranë, Durrës, Lushnje, Korçë, janë sot më të mbrojtur nga COVID-19, pas marrjes së dozës së parë të vaksinës”.

Sipas ministres procesi i vaksinimit anticovid po shtrihet në të gjithë vendin.

Janë mbi 38 000 doza të vaksinës “AstraZeneca” që kanë mbërritur të premten, 12 mars, pasdite në vendin tonë dhe prej të shtunës, mësues e pedagogë, fillimisht në Tiranë e mandej në të gjithë vendin, po i nënshtrohet procesit të vaksinimit në kuadër të betejës antikovid.

?‍? ?‍?2️⃣6️⃣6️⃣4️⃣ mësues nga Kukësi, në Shkodër, Lezhë, Tiranë, Durrës, Lushnje, Korçë, janë sot më të mbrojtur nga…

Posted by Ogerta Manastirliu on E mërkurë, 17 Mars 2021