Kryetarja e Komitetit të Ekspertëve Mira Rakacolli tha se masat aktuale nuk do të ndryshojnë, të paktën edhe për dy javë, kur pritet të bëhet një tjetër rivlerësim i situatës.
Rakacolli: U vlerësuan indikatorët e situatës dhe nga analiza e tyre jemi në atë situatë që paraqitet e qëndrueshme dhe ajo tendencë ulje vazhdon të mbetet e tillë, por natyrisht tashmë kemi variantin e ri dhe mendojmë që masat e kanë dhënë efikasitetin dhe ti mbajmë në këtë status, pra ora policore do të jetë ajo që kanë qenë , mësimi online, kjo dhe për shkak të infektimeve te të rinjtë, edhe ndalimi i udhëtimve me Britaninë edhe për dy javë.
Sa për vendimin e GJK, për grumbullimet, e quajmë të arsyeshme , pra do e rivlerësojmë situatën dhe masat pas dy javësh. Nuk kemi asnjë nivel të dëshiruar të zbatimit të masave, megjithë përmirësimin e lehtë nuk jemi aty ku duhet