Numrat e lartë të të infektuarve, por edhe viktimave nga koronavirusi kanë ndarë qytetarët lidhur me faktin nëse duhet të shtrëngohet ora policore. Pas ironisë për vaksinat, një qytetar i kërkon kryeministrit që të mbyllë shkollat dhe lokalet.
“Po moshat nen 105 vjec kur do nisin vaksinat? Mbyll gjerat e detyrueshme si shkollat dhe ata te jo nevojshme si klubet qe njerezit te evitojne grumbullimet. Leri fotot e propagandes, se ato 4 vaksina qe kane ardhur nuk dalin as per doktoret dhe infermieret, jo me per tjeret. Cdo dite njerez po vdesin, po mbesin invalide dhe po fiken ekonomikisht nga ky keqmenaxhim” e këshillon qytetari.
Por, Edi Rama shqetësimin e qytetarit e lidh me zgjedhjet e 25 prillit, duke e “rreshtuar” me opozitën.
“Mjeket dhe infermieret mbarojne te gjithe ne mes te marsit, ti vazhdo shaj deri ne 25 prill se pastaj do rrish ca dite pa folur fare sa te karikosh gurmazin per vitin 2025” i thotë kryeministri, duke nënkuptuar se nuk e diskuton mandatin e tretë.