Pak minuta para nisjes së natës finale të Sanremos, këngëtari shqiptar Ermal Meta ka përcjellë një mesazh për të gjithë fansat e tij italianë dhe shqiptarët. Këtyre të fundit i ka dedikuar një falenderim në gjuhën shqipe.
“Dua të falënderoj të gjithë bashkëkombasit e mi që më kanë shkruar. Ju falenderoj shumë me gjithë zemër”, shprehet në shqip Ermal Meta.
Ermal Meta është një nga favoritët kryesorë për të fituar çmimin e parë të këtij festivali. Meta konkurron me këngën “1 milion gjëra për të thënë”, me tekst dhe muzikë nga vetë ai.