Kryeministri Edi Rama ka dhene nje mesazh per te gjithe qytetaret shqiptare, duke nenvizuar se ai ka lutuar dhe do te luftoje per secilin qytetar shqiptar, femije shqiptar per nje jete me te mire, si per familjen e tij!
“Unë nuk jam i përsorur, nuk jam pa gabime, të metat disa mi njihni, po i kam siç i kanë të gjithë”, tha Rama në mbyllje të fjalës së tij, pak më parë teksa prezantonte programin e PS për mandatin e tretë, për energjinë dhe ujin.
Për energjinë ai prezantoi tre prioritete që kanë të bëjnë me transformimin e nënstacioneve dhe fuqizimin me kapacitete në rrjetin e shpërndarjes, si dhe kalimi në teknologjinë smart. Në madnatin e tretë tha ai, vendi do të ketë ujë dhe energji 24 orë.
“Unë jam këtu për të luftuar për secilin prej jush”, u shpreh kryeministri, dhe theksoi se do që djali i tij i vogël dhe fëmijët e shqiptarëve të rriten në vendin e tyre.
“Unë nuk jam i përsorur, nuk jam pa gabime, të metat disa mi njihni, po i kam siç i kanë të gjithë. Unë jam këtu për të luftuar për secilin prej jush, unë dua që Shqipëria të jetë e ardhmja e djalit tim të vogël, e fëmijëve tuaj. Shqipëria të jetë shtëpia ku cdo fëmijë i kësaj Republike të ndihet krenar”, shtoi ai.