I ftuari i kësaj radhe në emisionin “Expuls” ka qenë këngëtari i njohur, Mandi Nishtulla.
Gjatë intervistës, Mandi është shprehur i revoltuar dhe ka shpërthyer për faktin se nuk e vlerësojnë pasi është me ngjyrë. Ai tregon se edhe pse është artist që të gjithë e duan, nuk është dekoruar. Gjithashtu këngëtari shtoi se nëse ai do ti futej politikës do të kishte mbështetjen e shumë personave.
“Unë nuk dua vetë t’i futem politikës, se pasha zotin e madh gjysmë milioni jevgj e gabel vinë mbrapa meje”,- u shpreh ai.
Presidenti me pare ka dekoruar kengetarin tjeter te tallavase Ylli Baka, i njohur per kengen e “:Baftjarit”, nen ritmet e te ciles eshte pare shpesh te kerceje Meta!