Presidenti i Republikës, doli sërish në media për t’u bërë apel partive politike që të ofrojnë alternativa për zgjedhjet e 25 prillit. Presidenti tha se në ditët në vazhdim do bëhet i ditur plani i Ilir Metës për mbrojtjen e votës në zgjedhjet e parlamentare.
“Të ushtrosh dhunë me persona civilë dhe në prezencë të presidentit tregon se kemi të bëjmë me një bandë që kërkon të nënshtrojë çdo institucion. Presidenca është një kala e papushtueshme në një shtet ku të gjitha institucionet janë të kapura nga ana e partisë shtet. Falë qëndresës së presidentit dhe popullit heroik të marsit do të rivendoset demokracia në të gjitha institucionet. Me planin do të njiheni në ditët që vijnë, çdo shqiptar i ndershëm dhe patriot, pavarësisht nga bindjet e tij partiake, është 100 për qind dakord me presidentin, që nuk duhet të vihet më dorë mbi votën e qytetarëve shqiptarë, sepse prandaj jemi në këtë situatë kaq të rëndë, që udhëheqim në nivel botëror për shpopullimin e vendit, pikërisht sepse niveli i funksionimit të shtetit, respektimit të Kushtetutës, lirisë dhe barazisë në zgjedhje është katandisur në këtë situatë”, tha Meta./