Duke parë shqetësimet e fundit se një vaksinë prodhuar nga kompania anglo-suedeze, AstraZeneca mund të çojë në mpiksjen e gjakut, ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza u qetësoi qytetarët duke argumentuar se të gjithë ata që e kanë marrë tashmë këtë vaksinë nuk duhet të shqetësohen.
“Vaksina funksionon”, tha ai.
Një mori vendesh europiane, përfshirë Italinë, ka pezulluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca për shkak të kësaj frike.
Sidoqoftë, Italia tha dje se do të rivendoste përdorimin e vaksinës AstraZeneca nëse Agjencia Europiane e Barnave (EMA) do të jepte mbështetjen e saj për vaksinën.
Një deklaratë e EMA nesër.
Italia tani pret të marrë 50 milion doza vaksinash në tremujorin e dytë dhe 80 milion të tjera në të tretin.