Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, përfaqësues të Zyrës Vendore Arsimore dhe Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Elbasan panë nga afër procesin e vaksinimit të mësuesve të Elbasanit.
Ata ishin pranë ambienteve të shkollës 9-vjeçare “Jorgji Dilo” të këtij qyteti, të cilat janë kthyer në hapësira të favorshme që garantojnë një proces optimal për vaksinimin e mësuesve.
Ministrja Kushi, duke i cilësuar mësuesit si heronjtë tanë të sakrificës, të cilët, që nga dita e parë e pandemisë nuk e kanë ndalur punën e përkushtimin në shërbim të nxënësve e procesit mësimor, shprehet se është: “E lumtur që procesi është futur në rrugë të mbarë dhe shpresëplotë që do të kontribuojë në një rikthim të shpejtë në normalitetin që duam”.
Pak ditë më parë ka nisur vaksinimi i mësuesve dhe pedagogëve, të cilët po vaksinohen menjëherë pas mjekëve dhe infermierëve.
Vizitë në shkollën 9-vjeçare “Jorgji Dilo” Elbasan, e cila është kthyer në qendër vaksinimi për #mësuesit, heronjtë tanë…
Posted by Evis Kushi on E mërkurë, 17 Mars 2021