Masat anti-COVID do të jenë të njëjtat, siç kanë qenë deri më tani! Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Gjithashtu, bëhet me dije se varianti i ri i COVID britanik është në Shqipëri.
“Ashtu si Komiteti ka diskutuar në orët e para të mëngjesit, dhe në ditët e përditshme dhe analizim të situatës. Në vlerësimi e situatës janar-shkurt, në laboratorin e virologjisë janë analizuar kampionet PCR, laboratori ka përdorur kite specifike, të interpretuar të dhënat, dhe në këtë rast ISHP ka bashkëpunuar me ISHP të Ankarasë. Rezultatet treguan se kampionët janë të infektuara me variantin e ri, mbajnë shenjë të stacionit britanik. Ky mutacion është varianti britanik, që është në qarkullim në 70 vende. Dyshimet e arsyeshme që patën ekspertët e ISHP, që rritën transmetueshmërinë, është e konfirmuar që Shqipëria ka në qarkullim variantin britanik të COVID-19.”- tha Manastirliu.