Mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up” ishte i ftuar mjeku kardiolog, Novruz Çaushaj, i cili foli për rëndësinë që ka bërja e vaksinës. Shumë persona që e kanë kaluar Covid-19, hezitojnë që të bëjnë vaksinën, pasi shprehen se kanë fituar imunitet. Disa prej njerëzve kanë frikë që të bëjnë vaksinën edhe për shkak të lajmeve që dolën për AstraZenica, që shkaktonte m piksje gj aku.

Doktor Çaushaj u shpreh se mendon se m pikjsen e gja kut e krijon Covid dhe jo vaksina, prandaj ai shprehu edhe rëndësinë e madhe që ka bërja e vaksinës. “OBSH dhe të gjitha institucionet që janë marrë me vaksinën kanë treguar se nga dita që personi ka marrë një reaksion pozitiv ose një përgjigje pozitive për Covid, brenda një muaji nuk vaksinohet.

Kështu që pasi kalon një muaj, bota doli me teorinë që ata që e kanë kaluar të vaksinohen me një dozë. Mos të harrojmë një gjë, vaksina anti-Covid është prodhuar me sforco të mëdha mendjesh në një periudhë kohore relativisht kampion.

Sepse do mesatarisht 10 vite që një vaksinë të dalë në treg. Koha është e shkurtër, brenda kësaj kohe të shkurtër ka brenda vetes mundësi që konspiracionistët të ngrenë lloj-lloj idesh për efikasitetin dhe vlerën e vaksinës.

Por një gjë është e sigurt, është e sigurt botërisht, të gjitha rastet që janë parë, janë vrenjtur tre elementë të rëndësishëm: Duhet të vaksinohemi, popullata e vaksinuar është shumë më e mbrojtur nga simptomat e Covid, popullata e vaksinuar dhe e sëmurë nga Covid shfaq shumë më pak raste të rralla, të rënda, shfaq shumë më pak shtrime në spital, shfaq shumë më pak përkeqësime krahasuar me popullatën tjetër të pavaksinuar.

Vaksina është domosdoshmëri jetike. Përsa i përket m piksjes së gj akut më vaksinimin, unë nuk e mendoj këtë gjë. Megjithatë jemi në fazën ku do shikohet. Mpi ksja e gj akut që favorizon Covid-i vetë është tjetër gjë”, shprehet mjeku!