Monika Kryemadhi ka dalë në një konferencë për shtyp pasdite, dhe në të njëjstin stil me reagimet e shumë eksponentëve të tjerë të opozitës, nga Grida Duma e deri tek Dash Shehi, ka sulmuar me një gjuhë rruge, etikë dhe pa asnjë çikë fantazi, gratë e listës së PS. Po çfarë e shtyu Kryemadhin, që të japë shfaqjen e radhës të çekuilibrit mendor, që është kthyer në një konstante në familjen e saj biologjike?

Shumë e thjeshtë. Gjatë prezantimit të ekipit të PS sot, Kryeministri Rama u ka bërë thirrje shqiptarëve që të bëjnë vetë krahasimin, mes politikanëve që ofron PS, dhe atyre që ofron PD dhe LSI. Në pjesën më të madhe, Kryeministri madje nuk ka komentuar duke zgjedhur të lërë vetë qytetarët që të bëjnë krahasimin. Dhe pikërisht këto krahasime duket se i kanë dhembur Monikës. Ajo nuk duron dot tek burri që ka në parti, Petrit Vasili. Një besnik i verbër i çiftit presidencial, Vasili është njeriu që mbajti pak muaj në duar partinë, kur kjo kaloi nga bashkëshorti i Monikës, Ilir Meta, tek vetë Monika. Peço Vasili ka qenë Ministër i Shëndetësisë në një kohë kur Shëndetësia kapi nivelet e veta më të ulëta pas vitit 1990, dhe do të mbahet mend si ministri që ndërhyri edhe për shkurtimin me disa centimetra të çarçafëve të spitaleve, për të futur në xhep disa para korrupsioni më shumë.
Monika nuk duron dot edhe tek burri që ka në shtëpi, Ilir Meta. Këtu madje i dhemb më shumë. Sepse çiftit Meta-Kryemadhi, po u përmende drejtësinë, i ke lënë pa gjumë. Dhe krahasimi që bëri sot Kryeministri Rama, mes ministres Gjonaj dhe burrit të Monikës, është nga ata që u kujtojnë të dyve drejtësinë.

U kujtojnë se kanë hesape për të larë me drejtësinë, dhe nëpërmjet saj me popullin shqiptar. Dhe drejtësia që po afron, ka çekuilibruar Monikën, e cila prej kohësh është mbyllur në selinë e partisë që la i shoqi, prej ku del dhe nxjerr gjithfarësoj pisllëqesh nga kolektori i saj i ujërave të zeza, duke lënë vakante për ca kohë, edhe vetë shtëpinë me 12 banja për macet në Lalz. Lexo.al/