Shefja e Shërbimti Infektiv Najada Çomo, ka rrëfyer paraditen e sotme “lu ftën” e përditshme të ekipit të spitalit që ajo drejton, për t’iu shërbyer pacientëve të prekur me Covid-19. E pranishme gjatë prezantimit të programit të PS për Shëndetësinë, Çomo tha se brenda Infektivit ka shumë lot për jetët e humbura, por ato lot nuk kanë dalë dhe nuk do të dalin kurrë jashtë atij spitali.

“Dua ti siguroj ata njerëz që na ndjekin se ne për ata nuk kemi qenë vetëm mjek, por dhe pjesë e madhe e familjes së tyre. Dashuria që ofrojnë atë njerëz që janë brenda, është e jashtëzakonshme, një shërbesë si një familjar i tyre. Ne jetojmë me ta, vuajmë me ta”, tha Çomo ndër të tjera.

Pjesë nga fjala e Najada Çomos: Dua ti siguroj ata njerëz që na ndjekin se ne për ata nuk kemi qenë vetëm mjek, por dhe pjesë e madhe e familjes së tyre. Dashuria që ofrojnë atë njerëz që janë brenda, është e jashtëzakonshme, një shërbesë si një familjar i tyre. Ne jetojmë me ta, vuajmë me ta.

Në aspektin profesional te ne do gjeni shumë lot që nga jashtë nuk i kanë parë dhe nuk do ti shohin asnjëherë. Lotët janë për jetët e humbura. Si është gëzimi për jetët e fituara, janë dhe lotët për jetët e humbura. Koha më vonë do e tregojë se sa shumë vite pune kemi investuar ne brenda atyre mureve të spitaleve. E them këtë sepse aty nuk punohet me orare. Aty ka filluar puna më 8 mars dhe do të përfundojë kur të largohet rasti i fundit.

Pyes veten, mirë unë e kam profesion, por ata djem, dhe vajza të reja që kanë ardhur aty. Ne ishim një staf aq sa ishim, kurse tani janë shtuar shumë. Natyrisht ka dhe njerëz që bëjnë komente negative, ka dhe staf mjekësor që nuk është në nivelin e duhur për ti shërbyer njerëzve. Koha e tregojë që ata dolën mbi ujë dhe drejtësia do të veprojë. Ne që punojmë pranë këtyre pacientëve kemi përgjegjësi, emocione dhe frikë, sidomos në kohët e para të pandemisë. Frika është larguar sepse ne kishim veshjet e mbrojtjes tonë personale. Askush në spitalet covid nuk ka punuar pa këto veshje që nga dita e parë dhe deri sot.