Rama tha se Fatmir Xhafaj nuk ka bërë naze për vendin në listë, por do përballojë sfidën që ka. Po ashtu ai tha se Majko i cili është në kufi, theksoi se Pandeli Majkos PS i ka dhënë çdo gjë.
‘Xhafaj nuk ka bërë naze për vendin, por do përballojë sfidën që ka, këto janë fare të thjeshta. Nuk shihen lojtarët nga stadiumi, shihen në nxemjem në dhomat e zhveshjes, sa aktiv janë kur s’kanë kamerat, sa janë të gatshëm të sakrifikojnë njëri tjetrin, sa ia mbajnë krahun njëri tjetrit, se xhonglera ka plot, por këto nuk sjellin fitore, xhonglerët për vete janë për cirk, jo për fushë dhe ata që merren me politikë, nuk mund të bëjnë xhonglerin, janë për cirkun mediatik, funksionojnë, unë me Bushatin, ai është një nga investimet e mia më të rëndësishme, është njeri që e ndjej njeriun tim, edhe sot nuk kam armiqësi, por shpresoj që ta kap trenin prap.
Partia të vë, por nuk të mban, në tren, një ministër të jetë mirë në rregull dhe të mos bëj asnjë punë tjetër kur nuk është ministër është jashtë mundësive të miat për ta gëlltitur. Listat, gjithmonë që kur jam kryetar i partisë, gjithmonë janë bërë nga drejtuesit e qarqeve dhe 95% e listave, për të mos thënë më shumë janë produkt i tyre, kam mesazhe këtu dhe kam refuzime për propozime të caktuara. Ndërkohë, meqë në Tiranë drejtuesi nuk është deputet, Pandeli Majko është personi që do të qëndrojë te kufiri. I ka dhënë PS gjithçka, everything’- tha Rama.