“Të ngasësh makinën pa patentë, nuk është njësoj si të gatuash pa ditur”, i përgjigjet Zëvendëskryeministri Erion Braçe, liderit të opozitës Lulzim Basha, i cili nget makinën pa patentë. Në reagimin e tij, Braçe shprehet se të ngasësh makinën pa patentë, nuk është njësoj si të gatuash pa ditur.
“Qarkullimin ne rrugë e rregullon ligji. Nëse shkel ligjin paguan. Gatimi në shtëpi nuk është i tillë. Nëse gatuan një gjë të shpifur, thjesht nuk ta ha kush, porosit diku e ha atë. Por të dyja puqen në një pikë. Tek besimi. Besimi vjen nga karakteri. Atë ose e ke, ose nuk e ke. Lulzim Basha është një njeri pa karakter. Çdo gjë e bën me sikur, me gjasme, me hile, siç këtu duke “gatuar”. Por jo vetëm kaq, e bën dhe nuk i del për zot, nuk merr përgjegjësi, nuk mban përgjegjësi, te shet. Burrë lind, nuk bëhesh. Është çështje karakteri, jo gjatësie”, shprehet ai.