Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu jep detaje mbi procesin e vaksinimit masiv që do të nisë nesër.

“Qendër që do të marrë ritme të shpejta vaksinimi, kemi bërë shpërndarjen kudo në Shqipëri, do të kryejmë procesin e vaksinimit nëpërmjet mjekut të familjes, ai do të njoftojë për vendin, datën, orën e vaksinësn

2 ambiente, 2 çadra, do të jenë të ndara me dhomëza, 10 pika të regjistrimit, duke mundësuar një regjistrim të shpejtë, do të punojmë gjithë natën që ta bëjmë gjithë punën për vendosjen e materialeve, do të jenë edhe ambientet e ruajtjes së vaksinave dhe ekipi i vaksinatorëve është i trajnuar, nga nesër do të kemi në mbështetje edhe mjekë dhe infermierë të FA që do jenë në ndihmë të ekipeve të vaksinorëve”, tha Manastirliu.