Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Elbasanit Taulant Balla, teksa ka zhvilluar një takim në Bradashesh me banorët e kësaj zone, ka deklaruar se nga nesër do të nisë vaksinimi masiv në Elbasan.

“E kemi me shumë merak mbajtjen e maskës kshuqë do ju kërkoja të gjithëve të ruajmë dhe këto distancat. Sot është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë. Tani mund të shohim dritë në fund të tunelit sepse procesi i vaksinimit në masë fillon nesër në Elbasan. Pas mjekëve dhe infermierëve, prej nesër 60-65, 70-vjeçarë të gjithë do të planifikohen në një proces vaksinimi që do të zgjasë dy apo tre muaj për të arritur në një numër që na garanton që këtë verë ta kemi një situatë tërësisht në kontroll të pandemisë. Unë mendoj që në Bradashesh ne duhet të kemi një rezultat që Partia Socialiste nuk e ka patur asnjëherë në këtë zonë. Nuk është Bradasheshi i djathtë. Thjesht dhe vetënm ajo që ka munguar ka qenë një organizimi i duhur i Partisë Socialiste këtu. Unë jam shumë i sigurt që 25 prilli do të jetë një ditë shumë e rëndësishmë për Bradasheshin. Kemi plot punë. Është një njësi shumë e madhe, një ndër njësitë më të mëdha administrative si ish-komunat e vjetra të asaj kohe në Shqipëri, me plot fshatra dhe plot probleme. Falë investimeve të OSHEE-së po përmbyllim në të gjithë njësinë administrative rrjetin më të mirë të shpërndarjes elektrike. Është një investim i madh rreth 2.4 miliard lekë që prek edhe zona të tjera të njësisë administrative, por që na jep mundësinë të përqasemi.”, u shpreh Balla.