Nga Alfred Peza/ Ç’është Dita e Verës?- pyeste Faik Beu dhe përgjigjej po vetë: “Është dita në të cilën stërgjyshit tanë, kur s’kish lindur edhe krishtërimi, kremtonin bashkë me romakët dhe me grekët e vjetër, perënditë e lulevet, të shelgjevet.”
Një shekull e ca nga kjo thënie, sot në Ditë e Verës u dëshmua se liderët e partive politike të opozitës shqiptare, mbeten thjeshtë frymëzuesit e moralit të forcës dhe jo të forcës së moralit që i rikthen pakicat përmes rrugës demokratike në pushtet.
E kanë dëshmuar se mbijetojnë përmes dhunës që në vitin 1991. Në vitin 1992. Edhe në vitin 1996, 1997 dhe në 1998, po e po. E kështu deri tek revolucioni i molot ovëve të 2019. Për të ardhur tek dh una në kryeqytetin e Ditës së Verës, në këtë pragzgjedhjesh të 25 prillit 2021.
E sigurtë është se nuk kanë asnjë lidhje me Konicën e madh. Sepse për ta nuk ka më as art, as muzikalitet, e as logjikë. As rregulla loje, as gëzim popullor, e as festë demokracie. Për ta ka vetëm etje për pushtet me çdo çmim, mjet dhe mënyrë. Nga dh una kanë ardhur, me dhunë kërkojnë të imponohen dhe e sigurtë është që nga dhuna e votës do të largohen.
Askush nuk do ua falë prishjen e festës, sepse siç thoshte Beu më perendimor i Shqipërisë së vjetër, jetojmë ende në “një vend ku jeta e të vegjëlvet është aq e trishtuar, sa djelmuria dhe vajzat kanë një rasë të rrallë për të dëfryer. Për të mëdhenjtë, Dita e Verës ka një shije poetike të hollë e të rrallë “.
Nga idilizmi i Faik Konicës tek banaliteti i bastardëve të Ilir Metës dhe Sali Berishës, që dolën në shesh për tu imponuar me dhunë, ka një det të madh në mes. Lulzim Basha nuk mund të bëjë sikur nuk po e sheh varkën e tij që po mbytet nga pafuqia për tu ngritur në lartësinë e liderit të një Shqipërie tjetër të shekullit XXI. Dikusht duhet ti thotë se historikisht, lulet i kanë mundur ar mët, ndaj tentativa për të vr arë Ditën e Verës me d hunë, është thjeshtë parathënia për humbjen që e pret me votë!