Kush e di sa do të ketë vuajtur, ngaqë nuk ka pasur mundësinë për të dalë në fushë e për t’i dhënë një dorë Milanit të tij, i zhytur në “rërën e lumit” të Udinese së Gotit. Zlatan Ibrahimovic ishte i pranishëm në “San Siro”, por vetëm si spektator, pas dëmtimit, që e bën atë të padisponueshëm për ndeshjet e ardhshme.
Suedezi preferoi të qëndrojë pranë shokëve të tij të skuadrës sesa të drejtohej në Sanremo, për të marrë pjesë në mbrëmjen e dytë të Festivalit. Në lidhje me Milanin, komentoi rezultatin 1-1, të fiksuar nga golat e Becao dhe Kessié: “Me Udinese, ndeshja ishte e vështirë, në fund arritëm të barazonim”.
Ibrahimovic pati një duartrokitje për Davide Astori, i cili ndërroi jetë pikërisht 3 vite më parë dhe u kujtua në të gjitha stadiumet në minutën e 13-të të pjesës së parë e të dytë: “Sot doja të kujtoja Davide Astorin, i ndarë nga jeta prej 3 vitesh, por është gjithmonë me ne”.
Kthimi në skenën e Ariston është caktuar për sonte: “Nesër (sot) do të kthehem në skenë, për të parë nëse Festivali im po shkon mirë. Amadeus, sot të shoh të lodhur, le të drejtojë Elodie, kush është më i mirë se ti”.