Pas mbërritjes së më shumë se 38 mijë vaksinave të mbërritura në Shqipëri nga kompania AstraZeneca, ditën e sotme pritet që të nisi vaksinimi i të gjithë mësuesve në vendin tonë. Kujtojmë se vaksinimi për mësuesit nisi me një grup të vogël të cilët morën dozën e parë në fundjavë. Me këtë rast kryeministri i bëri thirrje edhe mjekëve të Kosovës të vijnë për të marrë vaksinën në Kukës në pamundësi, sikurse e parashikon kontrata e blerjes për të dërguar një sasi në Kosovë.
Ndërkohë kompania AstraZeneca po përballet me bll okime të shumta nga vendet e BE-së por jo vetëm, për shkak të disa rasteve të mpi ksje së gja kut tek të vaksinuarit. Nga ana e saj, kompania AstraZeneca njoftoi nëpërmjet një deklarate se nuk ka asnjë problem me vaksinën e saj përsa i takon rasteve të njoftuara për e mboli dhe tr om bozë. Këtë e konfirmojnë edhe një sërë agjencish të shteteve evropiane si Aifa në Itali. Ndërkohë edhe kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me sigurinë e vaksinës AstraZeneca duke thënë se dozat në Shqipëri kanë ardhur nga Suedia dhe nuk i përkasin loteve që disa vende kanë bllokuar.