Eshtë e qartë se zgjedhjet e 25 prillit janë të një natyre “jetë e vd ekje” për palët politike e individët përkatës, e kjo për shumë arsye.

Më poshtë janë 10 të veçanta të tyre, të cilat do jenë dhe përcaktuese në rezultatin final.

1-Janë zgjedhje ku për herë të parë në 30 vite postkomunizëm, peshorja anon nga mandati i tretë i mazhorancës aktuale se sa nga ai i opozitës (gjykuar nga sondazhet).

2-Janë zgjedhje 4 kundër 1, me katër figura politike – Berisha, Meta, Basha, Kryemadhi, kundër një të vetmi, Ramës.

3-Janë zgjedhje ku për jo për herë të parë por të dytë, një president përfshihet haptazi në fushatë. E ka bërë fillimisht Berisha në vitet ’90 me PD-në në pushtet, po e bën tashmë Meta.

4-Janë zgjedhje ku për herë të dytë, Rama do provojë triumfin pa asnjë aleat, që, nëse fiton, do sjell risinë e prishjes së një tradite të diskutueshme.

5-Janë zgjedhje ku përfundimisht përcaktohet fati i LSI-së, një forcë tipike klienteliste, e krijuar në 2004 me qëllim qenien e një king maker-i në politikë.

6-Janë zgjedhje që caktojnë fatin e mëtejshëm politik të Lulzim Bashës, më i diskutuari ndër figura politike për aftësi të munguara politike.

7-Janë zgjedhje ku sipas kreut të mazhorancës, votën do e përcaktojë karakteri i lidërve e jo programet.

8-Janë zgjedhje ku ndërkombëtarët – SHBA dhe BE, pa e thënë por duke e lënë të nënkuptuar, duan, sidomos për shkak të Reformës në Drejtësi, vijimin e Ramës në pushtet e jo rikthimin aty të dyshes Berisha-Meta.

9-Janë zgjedhje kur Rama futet dhe me kartën e fortë të një miku personal dhe një aleati ndihmëtar si Erdogan.

10-Janë zgjedhje që vijnë pas një bojkoti zgjedhjesh nga opozita, me përbetimin se nuk do ketë zgjedhje me Ramën. Përballë opozitës, është ai Rama.(Tesheshi)