1316 qytetarë janë gjobitur nga policia gjatë 48 orëve të fundit në vend, pasi janë konstatuar në shkelje të masave anti-COVID.

Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se 1118 qytetarë janë gjobitur me 3000 mijë leke të reja, pasi nuk kanë vendosur maskën mbrojtëse.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 194 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 4 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.

Në zbatim të masave anti-covid, Policia e Shtetit apelon për qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.