1.Bricjapi: Bricjapi njihet si një ndër shenjat më të organizuara të zodiakut, por në të njëjtën kohë edhe një nga ato shenja që nuk e pranon lehtë shakanë dhe të bërit humor. Serioziteti i saj arrin deri në atë pikë sa të keqinterpetojë çdo batutë dh eta marrë si një sulm personal. Edhe pse është një shenja shumë karizmatike, Bricjapët e humbasin këtë veçori në momentin që bien pre e provokimeve dhe lejojnë gjaknxehtësinë të flas në emër të tyre.
2.Akrepi: Njihet si një shenjë e cila e ka humorin pak të zi. Ata nuk janë të këqinj, por në shumicën e rasteve humori i tyre mund të ofendojë njerëzit pranë tyre. Akrepat duan të shohin pasiguri te të tjerët, pasi e kanë mbrojtjen më të mirë. Në shumicën e rasteve i marrin gjërat më shumë seriozisht se duhet, pasi mendojnë se edhe të tjerët po luajnë me ta.
3.Peshqit: Peshqit janë shenja më e ndjeshme e horoskopit, por në të njëjtën kohë edhe ndër më seriozët e zodiakut. Nuk qeshin direkt me ndonjë shaka që bën dikush, pasi mendojnë se mund të jetë diçka serioze. Nëse kanë kaluar një periudhë jo të mirë, e kanë të vështirë t’i marrin lehtë gjërat.