Udhëheqësja teknike e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për situatën ndaj Covid Maria van Kerkhove, tha se rastet globale janë rritur për të pestën javë radhazi dhe se situata në Europë është shqetësuese.

“Katër nga pesë rajone po shohin rritje të rasteve,” tha ajo në një konferencë për shtyp. “Kjo është java e pestë globalisht që kemi parë një rritje të transmetimit të virusit. Javën e fundit, rastet janë rritur me 8%. ”

Europa shënoi një rritje prej 12%, tha van Kerkhove. Rajoni i Azisë Juglindore shënoi një rritje prej 49% të rasteve. Rajoni lindor i Mesdheut shënoi një rritje prej 8%. Ndërsa rajoni i Paqësorit Perëndimor shënoi një rritje prej 29%, kryesisht e nxitur nga një rritje e rasteve në Filipine dhe Papua Guinea e Re. “Amerika dhe Afrika kanë shënuar një rënie të lehtë të rasteve në shtatë ditët e fundit,” tha ajo. “Por, në përgjithësi, ne po shohim trende në rritje dhe këto janë tendenca shqetësuese.”

Van Kerkhove tha se në Europë dhe në një numër vendesh ekziston një kombinim i faktorëve që lidhen me rritjen e transmetimit të koronavirusit, duke përfshirë presionin për hapjen e vendeve dhe vështirësitë me individët dhe komunitetet në përputhje me masat e provuara të kontrollit.