Prodhuesit kinezë të vaksinave Sinopharm dhe Sinovac kanë paraqitur të dhëna për vaksinat e tyre antiCOVID-19 që tregojnë nivele efikasiteti në përputhje me ato të kërkuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, deklaroi sot kryetari i Grupit Strategjik Këshillimor të Ekspertëve të OBSH-së (SAGE), Alejandro Cravioto, sipas Reuters. “Kjo do të thotë rreth 50% efikasitet dhe mundësisht afër ose mbi 70% dhe natyrisht, ato kanë të gjitha të dhënat e sigurisë për të treguar se kjo vaksinë nuk do të shkaktojë dëm te personat kur të përdoret”, shtoi Cravioto.
Zëdhënësja e OBSH-së, Margaret Harris tha në fillim të këtij muaji se “vaksinat Sinopharm dhe Sinovac mund të marrin miratimin urgjente të OBSH-së shumë shpejt”.
Zhvilluesi i vaksinës Sinopharm, Instituti i Produkteve Biologjike të Pekinit, tha se vaksina ishte 79,34% efikase në parandalimin e zhvillimit të sëmundjes.
Ajo është miratuar në disa vende, përfshirë Kinën, Pakistanin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Vaksina Sinovac tregoi lexime të ndryshme të efikasitetit ndërmjet 50,65% dhe 83,5%, të bazuara në provat nga Brazili, Turqia dhe Indonezia.