Operacion i suksesshëm në gju për Arturo Vidal. Kileni e mbante këtë problem prej muajsh.

Interi ka publikuar edhe deklaratë:

“Në mëngjesin e sotëm, Arturo Vidal iu nënshtrua një operacioni artroskopik për meniskektomi mediale selektive në gjurin e tij të majtë në Institutin Humanitas në Rozzano. Ndërhyrja ishte krejtësisht e suksesshme. Lojtari do të largohet nga spitali në mëngjesin e hershëm dhe faza e rehabilitimit do të fillojë në ditët e ardhshme”.

Pritet që mungesa e tij të jetë gati 1 muaj dhe Conte do të vazhdojë të aktivizojë Eriksen titullar dhe Gagliardini rezervë.