Kryeministri Edi Rama ka publikuar në llogarinë e tij të ‘Facebook’ një status të shoqëruar nga disa foto ku vëetetohet fillimi i procesit të vaksinimit edhe për mësuesit. “Pakkush besonte se do t’i gjenim para shumë të tjerëve”, shkruan ndër të tjera Rama duke iu referuar sigurimit të dozave.

Postimi i plotë: Ashtu siç askush nuk e besonte se ne do t’i shëronim plagët e tmerrshme të tërmetit pa humbur kohë dhe sot shërimi i tyre vazhdon pa u ndalur, ashtu edhe vaksinat që pakkush besonte se do t’i gjenim para shumë të tjerëve, ne do të vazhdojmë t’i rrisim në sasi pa u ndalur dhe do ta çlirojmë popullin tonë nga ankthi e shtrëngesat e kësaj lufte, pa humbur kohë e pa mbetur mbrapa të tjerëve.
*Vaksinimi i mësuesve ka nisur #ShqipëriaBuzëqesh #SkaKohëPërPushim . (Lexoal)

https://www.facebook.com/138734771522/posts/10158617672351523/