Lulzim Basha po zhvillon një fushatë të papërgjegjshme duke grumbulluar militantë e duke e kthyer çdo takim në një vatër infektimi. Të gjithë këtë kasaphanë ai e bën për të krijuar idenë se PD ka mbështetje të madhe në qytetet që shkon.

Por e vërteta në fakt është krejt ndryshe. Lulzim Basha organizon mitingje që nga njëra anë infektojnë, por nga ana tjetër nuk ka masivitet për të thënë që ka mbështetje ndaj tij. Siç duket nga fotot e sotme në Korçë të shkrepura nga droni, Basha ka mbledhur një numër militantësh që mjaftojnë për të përhapur virusin, por që nuk tregojnë masivitet. Pamjet flasin qartë. Masivitet nuk ka, por shkelje masash anticovid që përhapin virusin ka.