Linjat ajrore dhe agjencitë turistike në Europë po përgatiten për një verë të dytë të humbur, për shkak të problemeve me shpërndarjen e vaksinave kundër Covid-19, valës së tretë dhe bllokimeve që pritet të vendosen.
Aksionet e linjave ajrore ranë të premten pasi Parisi dhe pjesa më e madhe e Francës Veriore u mbyllën për një muaj, ndërkohë që Italia ndaloi lëvizjen në pjesën më të madhe të vendit duke përfshirë Romën dhe Milano. Bllokimet erdhën si një goditje e fortë ndaj perspektivave të rimëkëmbjes së sezonit turistik.
“Nëse nuk kemi besim se do të mund t’i rikthehemi normalitetit as këtë verë”, thotë përfaqësuesja e një agjencie turisktike në Dublin, Leah Ryan, e cila pret që lajmet e këqija për vaksinat dhe bllokimet të çojnë në anulimin e rezervimeve të pushimeve.
Shpresat për një sezon normal turistik janë shuar edhe nga infeksionet në rritje në Greqi, Itali, Portugali, Spanjë dhe Francë, dhe pezullimi i vaksinës së AstraZeneca nga një numër vendesh europiane. Disa vende njoftuan rifillimin e përdorimit të AstraZeneca të qëlluar këtë javë pasi Agjencia Evropiane e Barnave tha se përfitimet i tejkalojnë rreziqet e saj.
Linjat ajrore kanë mbledhur tashmë miliarda borxhe dhe përballen me rrezikun e falimentimit, pasi disa prej tyre mund të mos mbijetojnë pa fonde nga qeveritë. Një verë me kufizime të pjesshme mund të paraqesë më pak vështirësi për linjat ajrore me kosto të ulët si Ryanair dhe Wizz Air, por kufizimet e ashpra do të ishin shkatërruese edhe për këto linja.
Aksionet e Ryanair ranë me 4.2% të premten, ndërkohë që ato të EasyJet dhe Wizzair ranë më 3.5%. Linjat ajrore synojnë të fluturojë më shumë se 50% të kapacitetit këtë vit, falë kontrolleve të rrepta mjekësore dhe vaksinimit. Por që ato të rikuperojnë një pjesë sado të vogël të humbjeve duhet të fluturojnë me 100% të kapacitetit.
“Numrat e të infektuarve po rriten, përhapja e vaksinave po ngadalësohet dhe ekziston rreziku që Europa të humbasë një verë të dytë”, tha ekonomisti Morgan Stanley Jacob Nell, duke parashikuar një goditje të madhe në ekonomitë e brishta të Europës.
Falë progresit të tij më të shpejtë në vaksinimet, turistët nga Mbretëria Bashkuar po cilësohen si shpëtimtarët e sezonit turistik të BE-së.
Por nivelet në rritje të infeksioneve evropiane mund të kërcënojnë edhe këto plane. Greqia u bë burimi më i madh i rasteve të importuara në Britani kur vendet hapën një korridor udhëtimi verën e kaluar. (AP)