Për disa njerëz, simptomat që vazhdojnë disa muaj edhe pas rikuperimit nga Covid-19 mund të bëhen një sëmundje kronike, tha Francis Collins, drejtori i Instituteve Kombëtare të Shëndetit. NIH kohët e fundit nisi një iniciativë që synon të kuptojë më mirë pasojat afatgjata të Covid-19 dhe si të ndihmojnë njerëzit që i përjetojnë ato.
“Rreth 28 milion njerëz në Shtetet e Bashkuara kanë qenë të infektuar me Covid, nëse edhe vetëm 1% e tyre kanë pasoja kronike afatgjata, ne duhet të zbulojmë gjithçka që mundemi për mënyrën se si ndihmojmë ata”, tha Collins.