Nëse Lulzim Basha po vijon fushatën për zgjedhjet e 25 prillit, për familjarët e kreut demokrat ato janë mbyllur sot. Që prej orës 07:30, 13.2 milionë holandezë i janë drejtues kutive të votimit për zgjedhjet parlamentare, e mes tyre dhe familjarë të Lulzim Bashës të cilët kanë shtetësi holandeze.

Që prej vitit 2004, bashkëshortja e Kryetarit të PD-së, Aurela Basha ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare dhe ka marrë atë holandeze.

Për rrjedhojë, prej 17 vitesh znj. Basha nuk ka votuar në asnjë palë zgjedhje për bashkëshortin e saj. Edhe në 25 prill, si në çdo zgjedhje të tjera, Bashës do t’i mungojë vota e gruas së tij, pasi Aurela Basha është shtetase holandeze.