Gazetari Artan Hoxha ka kritikuar presidentin Ilir Meta për përplasjen e tij me policinë bashkiake në zyrat e FRD-së. Ai tha se presidenti kishte aktruar dhe kjo ishte një sjellje e turpshme. Hoxha tha se presidenti së bashku me 10 burra të tjerë shkuan për të rrahur një punonjës bashkie që merr 450 mijë lekë rrogë, por nuk morën parasysh se ai punonjës mund të kishte ar më me vete dhe gjërat mund të kishin shkuar ndryshe.
“Nëse shikojmë se presidenti me Gardën e Republikës dhe me 10 burra të tjerë i futet një polici bashkiak, është e turpshme. Një punonjës bashkie me rrogë 450 mijë lekë, edhe t’i lëshohen gjithë këta burra, se ai ka qenë edhe shtangist në rininë e vet, dhe një lukuni që ndihet në ekstazë se po dhu nojnë kryetarin e bashkisë dhe mazhorancën. Aty brenda aktroi. Shiko lëvizjet që bën, vjen kot vërdallë. Po sikur punonjësi i bashkisë të kishte armë me vete dhe t’i ikte truri”, tha Artan Hoxha.