Kreu i qeverisë ka zgjedhur që ta komentojë me një prononcim të shkurtër sjelljen e paprecedentë të presidentit Ilir Meta një ditë më parë në selinë e FRD-së, ku u fut me forcë dhe nxori efektivët e policisë bashkiake me forcë.Rama tha se jemi në kushtet e një shfaqje klinikisht të rëndë, që kërkon solidaritet njerëzor me këdo qoftë dhe jo më me presidentin e Republikës që ka çrregullime të rënda.

‘Më lejoni që mos të bëj asnjë koment, sepse jemi në kushtet një shfaqje që është klinikisht e rëndë dhe që kërkon solidaritet njerëzor me këdo qoftë dhe jo më me presidentin e Republikës që ka çrregullime mendore të dukshme.’- tha Rama

Një ditë më parë Ilir Meta u përfshi në një rast të paprecedent, duke u përplasur me Policinë Bashkiake, e duke hyrë me forcë në zyrat e FRD-së. Kjo sepse sipas Metës, kërkesa e Bashkisë që FRD-ja të lirojë zyrat është me prapavijë politike.

Meta është përballur fizikisht me policët dhe zyrtarin e Bashkisë, madje edhe i ka kërcënuar ato duke i thënë që “të largohen ose do i çojë në burg me duart e tij”. Kreu i shtetit ka degjeneruar në një sjellje aspak të hijshme për një president për të mbrojtur zyrat e FRD-së, në një kohë kur vetë Sali Shehu përpiqet në një moment që ta qetësojë.