Konservatorët e Angela Merkel janë nën nivelin 32%, më pak se në zgjedhjet e fundit parlamentare, për shkak të kritikave mbi menaxhimin e pandemisë, sipas një sondazhi të publikuar sot.
Bëhet fjalë për një rënie prej dy pikësh në një javë dhe gjithashtu nivelin më të ulët të arritur që prej një viti nga partia kristiandemokrate (CDU) e kancelares dhe aleatit të saj kristian-social CSU, sipas këtij sondazhi për të përditshmen Bild.
Konservatorët gjermanë kishin arritur pothuajse 40% të mbështetjes në votime, niveli i tyre më i lartë gjatë valës së parë të pandemisë në pranverë 2020, në një kohë kur Gjermania po shfaqej në Europë si më e mira përballë COVID-19.
Dy lëvizje shumë kritike ndaj kufizimeve të vendosura mbi popullsinë përballë pandemisë kanë qenë në përfitim të së djathtës ekstreme të Alternativës për Gjermaninë (AfD) e cila arriti 10% dhe partisë liberale FDP, me 9%, sipas sondazhit .
Ky është një lajm i keq për kancelaren një javë larg dy zgjedhjeve rajonale të cilat do të jenë një provë në Gjermani, Baden-Württemberg dhe Rhineland-Palatinate, por veçanërisht në funksion të zgjedhjeve të përgjithshme në fund të shtatorit.
Pikët prej 32,9% arritur gjatë zgjedhjeve të fundit kombëtare në 2017 nga du partitë aleate CDU/CSU u konsideruan në atë kohë si një kundër performancë, edhe pse Angela Merkel ishte zgjedhur për një mandat të katërt dhe të fundit si kancelare.