Në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, juristja Brizida Gjikondi u shpreh se FRD-ja a pasur një kontratë me bashkinë e Tiranës, dhe i kishte mbaruar.

Ajo shtoi se prezenca e presidentit ishte qesharake dhe groteske, dhe shembull shumë i keq se si mund të bëhet vetëgjyqësi duke mos i besuar ligjeve

Gjikondi: FRD-ja a pasur një kontratë me bashkinë e Tiranës që i kishte mbaruar. Në atë kontratë thuhej që për çdo mosmarrëveshje do t’i drejtoheshin gjykatës administrative të shkallës së parë.

Ironia më e madhe këtu është se njëri nga nënkryetarët e bashkisë është nga FRD-ja. Prezenca e presidentit ishte qesharake dhe groteske dhe shembull shumë i keq se si mund të bëhet vetëgjyqësi duke mos i besuar kontratave dhe ligjeve.

Meta të kishte bërë të njëjtën gjë me Teatrin, doganën e Kukësit, Astirin dhe minierat, do të kishte sens, por të shkojnë në një mosmarrëveshje personale, çka tregon se është një kakofoni politike