Nga O. Laskaj/ Edhe këtë radhë kur karigia e Lulzim Bashës është më e nxehtë se kurrë më parë, ai nuk zhgënjen, mbyllet në llogore deri në limitet ekstreme të afatit ligjor për të hartuar listat për deputet, të shoqëruara nga një mister dhe fshehtësi maniakiale. E, këtë gabim e bën edhe para një humbje të mundshme në 25 prill kur nuk ka një mundësi të dytë, e ku këtë radhë me shumë gjasa do të vuloste fundin e tij politik për arsye thjesht pragmatiste, pasi shumë pak demokratë  do kishin durimin ta ndiqnin edhe 4 vjet të tjera në opozitë.

Të shumtë kanë qenë zërat e arsyeshëm që kanë thënë se opozita- PD duhet të publikonte sa më shpejt para shqiptarëve listën ndoshta që në dhjetor ose janar, një listë ku të spikatinin figura që jepnin shpresë për ndryshim. Biles ka pasur edhe nga ata që propozuan se Lulzim Basha duhet të nxirrrte edhe kabinetin që do të qeveriste ndoshta pas 25 prillit. Veprim tërësisht ky logjik për një opozitë që do ti jepete mundësi shqiptarëve të zgjidhnin me të vërtetë mes të tashmes dhe ndoshta një të ardhme më të mirë. Pra të kishin më në fund një mundësi të zgjidhnin, e jo të detyroheshin të kalonin nga ana e të keqes më të vogël si ka ndodhur rëndom këto 30 vjet. Këtë mundësi nuk ju a dha shqiptarëve Lulzim Basha që premton ta qevrisë vendin ndryshe nga të tjetët.

Po çfarë e detyron Bashën të ketë gjithëmonë të njejtën sjellje?

Këtu duhet një parantezë e shkurtër për të kuptuar më mirë kontekstin. Bashës gjithmonë i kanë përmendur dy ‘mëkate’ mungesë lidershipi dhe se atë që ‘fle gjumë’. Një shprehje e popullit thotë, ku ka zë nuk është pa gjë. Për shmebull përse nuk thonë për Ramën, Berishën apo Metën që flenë gjumë dhe kanë mungesë lidershipi!? Në këtë rast nuk vlen ai mëkat se Lulzim Basha po fle gjumë, përkundrazi, ka kohë që është zgjuar dhe gjumi nuk e merr as natën vonë pikërisht për ato lista që do të vendosin dhe fatin e tij politik.

Por mungesë lidershipi ka, kjo është e dukshme. Ai është mes dy zgjedhjeve që vështirë do tu japë zgjidhje. Nga njëra anë e thërret aryeja dhe nevoja për të vendosur njerëz me peshë politike qe ti sjellin vota e ta shpëtojnë atë dhe Partinë Demokratike. Nga ana tjetër e thërret ajo pjesë e shoqërisë që kërkon ndryshim, fytyra të reja, njërëz me integritet moral e aftësi profesionale, por që Basha nuk ka guximin politik ti thërrasë se ka frikë se nesër mund të ketë një Halim Kosova Bis.

Një mjek i respektuar nga një pjesë e mirë e shoqërisë që nuk bezdis as kundërshtarët, i cili bëhet ministër menjeherë e pjesë e PD, por pas disa vitesh kupton se nuk mjafton të bësh vetëm detyrën e përziet, nga partia nga një komision me emrin ‘Nishani’.

Si përfundim. Si mund ti besojnë shqiptarët Lulzim Bashën 5 miliardë euro çdo vit (që është buxheti i shtetit) kur ai ka frikë të marrë vendime politike të rëndësishme sot në opozitë, pa asnjë impakt mbi taksat e shqiptarëve? Po nesër kur të bjerë përsëri tërmet (qoftë larg) apo kur të egërsohet pandemia?