Afati i vlefshmërisë së kartave të identitetit që skadojnë para datës 25 Prill, është zgjatur deri më 30 Prill të këtij viti.
Të gjithë shtetasit shqiptarë, të cilëve u ka skaduar letërnjoftimi dhe nuk e kanë rinovuar atë, do të kenë mundësi të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit.
Këshilli i Ministrave ka vendosur sot shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së letërnjoftimeve deri në datën 30 prill 2021, pra 5 ditë pas ditës së zgjedhjeve.
Vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare dhe ka hyrë në fuqi nga data 25 mars.