Kur mbetet më pak se një muaj nga zgjedhjet e 25 prillit, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, shumë energjike, ka dalë ditën e sotme në terren, në Kamëz, e shoqëruar edhe me kandidatët për deputet në këtë zonë. Kryetarja e LSI-së u ka shpërndarë fletëpalosje qytetarëve, ndërkohë që është hasur edhe me një pyetje plot ironi nga një tregtare në Kamëz. Një prej tyre i tha kryetares së LSI-së nëse ajo u ka sjellë një tufë me lekë, ndërkohë që Kryemadhi i është përgjigjur se lekët i ka marrë Edi Rama.
Qytetarja: Ça na keni sjellë, a na keni sjellë ndonjë tufë me lekë?
Kryemadhi: Jo lekë s’ka!
Qytetarja: Po pse nuk ka lekë?
Kryemadhi: Lekët i ka marrë Edi Rama, ne po ju sjellim programe. Hajde!
Qytetarja: I keni marr ju përpara lekët!